Haradinaj: Qeveria të mbahet përgjegjës për pasigurinë, qytetari ka mbetur i pambrojtur - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Haradinaj: Qeveria të mbahet përgjegjës për pasigurinë, qytetari ka mbetur i pambrojtur

    Insajderi
    10 August 2023 - 13:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sot në Runik të Skenderajt ka ndodhur një tragjedi, ku ka mbetur një i vdekur dhe tre të plagosur.

    Në lidhje me këtë ngjarje tragjike, ka reaguar edhe Ramush Haradinaj, kryetar i AAK-së dhe deputet i Kuvendit të Kosovës.

    Në reagimin e tij, Haradinaj ka shkruar se qytetari objektivisht ka mbetur i pambrojtur.

    “Objektivisht qytetari ka mbetur i pa mbrojtur, i pa përkujdesur nga kjo qeveri e cila ka mungesë të madhe profesionale për të trajtuar çështje komplekse siç është siguria.

    Kjo qeveri do të mbahet përgjegjëse për përkeqësimin e gjendjes së sigurisë në vend. Mocioni është zgjidhja.” – shkroi ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark