Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj i ka thënë Bajram Gecajt se “pozitën e tij nuk mund ta mbrojë duke e mbrojtë Murat Mehën e as shefin e tij”.
Haradinaj i ka thënë Gecajt që qeveritë ndërrohen, por kufijtë mbeten.
Këto komente Haradinaj i ka bërë përmes një postimi në Facebook.
Po i shoh zyrtarët e qeverisë që po heqin dorë nga vlerat që u ndërtuan me mund dhe sakrificë!
Vendasi im dhe familjari i shumë bashkëluftëtarëve të mi Bajram Gecaj, është mirë që fjalët që ia thotë Opozitës, t’ia thotë familjes së vet, fshatit të vet, bashkvendasve të vet se pse iu dha Malit të Zi edhe Bjeshka e Llukës së Deçanit, prej nga vjen edhe vetë ai.
Poziten e tij s’mund ta mbrojë, duke e mbrojt as Murat Mehen e as shefin e tij.
Qeveritë ndërrohen, e kufijt mbeten!