×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Haradinaj replikon për demarkacionin me Gazmend Muhaxherin: Na lanë kopilin te dera

    Insajderi
    11 March 2023 - 15:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri ka folur për planin franko-gjerman, Asociacionin, për kundërshtimin e marrëveshjes pa njohje nga ana e LDK-së dhe shumë tema tjera.

    “Siç e ka përpirë Haradinaj bretkosën e demarkacionit, ashtu edhe Kurti do ta përpijë atë të Asociacionit”, ka thënë Muhaxheri, raporton Blic.

    Për këtë, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ka reaguar ish-kryeministri I Kosovës, Ramush Haradinaj duke thënë se Muhaxheri, demarkacionin po ja ngarkon në qafë veç atij.

    “Ani se populli thotë “gjuha prej tuli është”, Muhaxheri duhet ta dijë se kur ta lënë “kopilin te dera”, duhet të merresh me të, e ai e di më mirë se kushdo tjetër se kush na e la kopilin e demarkacionit te dera.

    Unë dhe partia ime, duke qenë krejtësisht vetëm në këtë temë, kemi bërë aq sa ka qenë e mundur, duke e rikthyer demarkacionin në procedurë korrigjimi, kjo duke e siguruar edhe pajtimin e Malit të Zi. Mirë do të ishte të flasë për ata që e kanë gatuar edhe asociacionin edhe demarkacionin, e jo ta drejtojë gishtin nga ata që janë mundu ta ndreqin edhe të pandreqshmen!”, ka shkruar Haradinaj.

    Postimi i plotë:

    Paska folur Gazmend Muhaxheri edhe një herë për demarkacionin duke ma ngarkuar në qafë veç mua. Ani se populli thotë “gjuha prej tuli është”, zoti Muhaxheri duhet ta dijë se kur ta lënë “kopilin te dera”, duhet të merresh me të, e ai e di më mirë se kushdo tjetër se kush na e la kopilin e demarkacionit te dera.

    Unë dhe partia ime, duke qenë krejtësisht vetëm në këtë temë, kemi bërë aq sa ka qenë e mundur, duke e rikthyer demarkacionin në procedurë korrigjimi, kjo duke e siguruar edhe pajtimin e Malit të Zi. Mirë do të ishte të flasë për ata që e kanë gatuar edhe asociacionin edhe demarkacionin, e jo ta drejtojë gishtin nga ata që janë mundu ta ndreqin edhe të pandreqshmen!

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark