×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Haradinaj: Rroftë Amerika, kufiri jonë me Serbinë është edhe kufi me Rusinë

    Insajderi
    24 March 2024 - 13:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryetari i AAK-së, RAmush Haradinaj në përvjetorin e Epopesë së Dukagjinit foli nga Gllogjani për raportet SHBA-Kosovë, duke iu falënderuar Amerikës për kontributin.

    Haradinaj përgjatë fjalës së tij tha se “kufiri me Serbinë është edhe kufi me Rusinë”, shkruan Gazeta Insajderi.

    “Edhe në këtë ditë, ashtu siç them rroftë kombi shqiptar, thom rroftë Amerika, rroftë NATO. Rroftë Amerika, se kufini jonë me Serbinë është edhe kufi me Rusinë, ata që se marrin vesh për fat të keq edhe një herë po ia bëjnë argatin dreqit. Ne dojmë mu lidhë fort me Amerikën”, deklaroi Haradinaj.

    “Nuk ka pasë ditë ma të gëzumë e më të mirë sesa ajo ditë. Këto po ua thotë ai që ka qenë në luftë. Po ju them nuk përjetohet ndryshe. 24 marsi na ka rilind edhe një herë neve shqiptarëve. Nuk jam prej atyre që servilosen për interesa të vogla, por jom atyre që e du kombin tim, për të cilin kam dasht me vdekë në vendin tim”, shtoi tutje ai.

    Pjesëmarrës në këtë manifestim ishin edhe Ali Ahmeti dhe Talat Xhaferi nga Maqedonia e Veriut. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark