Haradinaj: Me Serbinë mund të flasim vetëm për njohjen e Kosovës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj: Me Serbinë mund të flasim vetëm për njohjen e Kosovës

    Insajderi
    26 January 2017 - 14:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prishtina po dëshmon inferioritet dhe përulje ndaj Beogradit, ka vlerësuar kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

    Ai ka shtuar se kundërshton çfarëdo vazhdimi bisedimesh të dy palëve përderisa Serbia nuk e njeh Kosovën.

    Në një intervistë telefonik për AFP-në, Haradinaj ka vlerësuar se “është e dëmshme që Prishtina mban pozitë inferiore e përulëse ndaj Beogradit” duke shtuar se në Kosovë nuk mungojnë njerëz që janë të gatshëm t’i kundërvihen kësaj pozite.

    “Vetëm një çështje është hapur në debat me Serbinë – njohja e Kosovës. Nëse Serbia është e gatshme ta bëjë këtë, atëherë mund të ulemi , e të flasim. Nëse jo, atëherë duhet të presim”, ka shtuar ai.

    Haradinaj ka vlerësuar se arrestimi i tij në Francë më 4 janar me aktakuzë të Serbisë është i padrejtë dhe keqpërdorim i drejtësisë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark