×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj: Shkeljet kushtetuese nuk duhet të kalojnë pa pasoja politike

    Insajderi
    06 February 2016 - 14:11

    Ramush Haradinaj, kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, nuk ka treguar nëse do të marrë pjesë në takimin e ftuar nga Presidentja Jahjaga me liderët e partive politike, por ka vazhduar me kërkesë që vendi të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme.

    Përmes një deklarate të postuar në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj ka thënë se shkuarja në zgjedhje paraqet “precedent pozitiv” për vendin.

    Në të kundërtën, sipas tij, precedent negativ do të ishte që  “të sillemi sikur gjithçka është e zakonshme”.

    Zgjedhjet si pas tij janë të domosdoshme pas shkeljeve të disa dispozitave kushtetuese në marrëveshjen që Kosova ka arritur me Serbinë për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

    “Me zgjedhje, ne i garantojmë shoqërisë sonë, qytetarëve në përgjithësi, vet shtetit, sot e edhe për të ardhmen, se për çështjet e rëndësisë së veçantë, të cilat janë subjekt i dispozitave kushtetutese, sovranitetit dhe integritetit territorial, qeveria duhet të jetë në nivelin më të lartë të përgjegjësisë institucionale,” ka shkruar Haradinaj.

    “Çfarëdo shkelje apo devijim nga këto dispozita kushtetuese, pa pëlqimin gjithpërfshirës, konsensusit nacional, nuk mundet dhe nuk duhet të kalojnë, pa pasur konsekuenca politike”, ka shtuar ai.

    AAK ende nuk ka dalë me një qëndrim zyrtar nëse do të pranojë ftesën e Presidentes Jahjaga për një takim me liderët politik javën e ardhshme./Insajderi.com

     

     

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2023 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark