Haradinaj shpreh ngushëllime për vdekjen e avokatit Andrew Strong, mbrojti Haradinajn në Hagë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj shpreh ngushëllime për vdekjen e avokatit Andrew Strong, mbrojti Haradinajn në Hagë

    Insajderi
    11 December 2023 - 19:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ka vdekur avokati Andrew Strong, që ishte pjesë e ekipit mbrojtës të Ramush Haradinajt në Hagë.

    Lajmin e ka dhënë vetë Haradinaj përmes një njoftimi në Facebook.

    “I pikëlluar nga vdekja e parakohshme e avokatit Andrew Strong, një luftëtar i jashtëzakonshëm për të drejtat e njeriut dhe një mik i çmuar i imi”.

    Haradinaj ka treguar se Strong i ishte bashkuar ekipit mbrojtës të tij – si një stutend nga Chicago.

    “…për t’u bërë më vonë një ndër avokatët më të respektuar për pasionin e tij në mbrojtje të drejtësisë”.

    Haradinaj I ka shprehur ngushëllime familjes dhe miqve, duke thënë se “trashëgimia yte do të kujtohet Andy. U prehsh ne paqe”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark