Haradinaj shpreh ngushëllime për viktimat e aksidentit në Maqedoninë e Veriut, bën thirrje për kujdes në komunikacion
Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka shprehur dhimbje dhe ngushëllime për familjet Tërnava dhe Shabani, të cilat humbën familjarët e tyre në aksidentin tragjik rrugor në Maqedoninë e Veriut.
Haradinaj, përmes një reagimi në Facebook, ka bërë thirrje për kujdes të shtuar nga të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion, veçanërisht në këtë periudhë kur, me ardhjen e bashkatdhetarëve, rrugët e Kosovës janë më të ngarkuara.
“Nuk është vetëm jeta juaj në lojë, por edhe jeta e të tjerëve”, ka theksuar Haradinaj, duke apeluar për respektim të rregullave të trafikut dhe më shumë përgjegjësi në rrugë.