Insajderi
Lajme

Haradinaj s’mund t’i ndal lotët në përvjetorin e dëshmorëve në Jabllanicë

Insajderi
17 May 2026 - 15:50
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Haradinaj s’mund t’i ndal lotët në përvjetorin e dëshmorëve në Jabllanicë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj dhe kandidati i kësaj partie pë kryeministër, Ardian Gjini, nuk kanë mundur të përmbahen emocionalisht ndërsa morën pjesë në përvjetorin e rënies së dëshmorëve në Jabllanicë të Gjakovës.

Haradinaj dhe Gjini u panë me lot në sy, në një video të publikuar nga Indeksonline.

Haradinaj shkroi në Facebook se “fitorja e madhe e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, më 17 maj 1999 në Shqiponjë, u shndërrua në testament kombëtar të mbrojtjes së nderit të Atdheut. Kjo fitore u reflektua në mbarë vendin dhe brenda disa javëve Kosova u bë e lirë”.

“Ndërkohë që sot shënuam Ditën e Çlirimit, kujtuam Epopenë e saj dhe nderuam më meritorët, burrat dhe gratë që pushojnë në Kompleksin Memorial të Shqiponjës, të cilët mbesin udhërrëfyesi ynë në çdo angazhim tonin për Kosovën që e ëndërruan të rënët ndër breza”, shkroi ai.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark