×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Haradinaj-Stublla: Kurti ta shtyejë afatin për targat, bandat do të aktivizohen në veri

    Insajderi
    23 October 2022 - 10:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-ministrja e Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka kërkuar nga kryeministrit Kurti që të shtyejë afatin për targat të paktën edhe për dy muaj.

    Nëse nuk ka shtyerje të re, sipas saj në veri do të aktivizohen përsëri javën e ardhshme me rivendosjen e barrikadave, duke shkaktuar tension artificial në veri”.

    Ajo ka kërkuar që qeveria të shtyejë afatin edhe për dy muaj.

    “Qeveria të bëjë shtyerjen vetëm edhe për 2 muaj (jo 10 sa kërkohet) dhe poashtu të paralajmërojë se pas datës 31 dhjetor 2022 secila veturë me targa ilegale do të konfiskohet deri në konvertim në targa RKS”, thuhet në reagimin e saj.

    Ajo shkroi se kryeministri Kurti kët♪7 herë duhet t’i falë mirëbesim aleatit amerikan dhe ta pranojë këtë shtyrje.

    “Këtë herë, KM Kurti t’ia falë mirëbesimin aleatit tonë amerikan dhe të pranojë një shtyerje të fundit fare për konvertimin e targave, e mos të pritet derisa bandat kriminale riaktivizohen dhe rrjedhimisht bëhen sërish palë vendimtare në shtensionimin e situatës me kushtëzime ndaj Qeverisë së Kosovës”, ka shkruar ajo në facebook.

    Postimi i saj i plotë:

    KM KURTI TË SHTYEJË AFATIN PËR TARGAT, NË MIRËBESIM NDAJ AMERIKËS!

    Dy muaj më parë, Kurti kushtëzoi shtyerjen me heqjen e barrikadave nga bandat kriminale të Vuçiqit, duke i bërë praktikisht ata hisedarë të ‘paqes dhe rendit e ligjit’ në veri.

    Nëse nuk ka shtyerje të re, është e pritshme që bandat do të aktivizohen përsëri javën e ardhshme me rivendosjen e barrikadave, duke shkaktuar tension artificial në veri.

    Këtë herë, KM Kurti t’ia falë mirëbesimin aleatit tonë amerikan dhe të pranojë një shtyerje të fundit fare për konvertimin e targave, e mos të pritet derisa bandat kriminale riaktivizohen dhe rrjedhimisht bëhen sërish palë vendimtare në shtensionimin e situatës me kushtëzime ndaj Qeverisë së Kosovës.

    Qeveria të bëjë shtyerjen vetëm edhe për 2 muaj (jo 10 sa kërkohet) dhe poashtu të paralajmërojë se pas datës 31 dhjetor 2022 secila veturë me targa ilegale do të konfiskohet deri në konvertim në targa RKS!

    Më pas, ky lëshim (lexo: koncesion) të përdoret si levë në dialog për të shtuar presionin ndaj Serbisë si palë destruktive dhe kërcënuese e vazhdueshme e sigurisë/paqes në Ballkan, si dhe për të avancuar shtrierjen e pakompromis të rendit e ligjit në veriun e vendit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark