Haradinaj takon ambasadorin gjerman Rohde – diskutojnë për tejkalimin e bllokadës paszgjedhore - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj takon ambasadorin gjerman Rohde – diskutojnë për tejkalimin e bllokadës paszgjedhore

    Insajderi
    10 July 2025 - 16:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim ambasadorin gjerman, Jorn Rohde. Siç njofton vetë i pari i AAK-së, të dy ata kanë diskutuar për zhvillimet në vend, ku theks i veçantë, ka qenë për situatën e krijuar pas zgjedhjeve parlamentare.

    Haradinaj, ka thënë se ai ka ‘’rikonfirmuar’’ përkushtimin e tij dhe të partisë, për të gjetur zgjidhje si rrugëdalje nga bllokada.

    I njëjti, është shprehur mirënjohës ndaj Rohdes për angazhimin e këtij të fundit.

    ‘‘Sot pata kënaqësinë të mirëpres në zyrat e Aleancës ambasadorin gjerman në Kosovë, z. Jörn Rohde. Gjatë takimit diskutuam për zhvillimet aktuale në vend, me theks të veçantë situatën e krijuar pas zgjedhjeve parlamentare. Rikonfirmova përkushtimin tim dhe të Aleancës për të ndihmuar në gjetjen e një zgjidhjeje për tejkalimin e bllokadës tashmë disa mujore, me qëllim të konstituimit të Kuvendit dhe formimit të institucioneve të reja.

    I jam mirënjohës ambasadorit Rohde për angazhimin e tij të vazhdueshëm dhe për përkushtimin e palëkundur të Gjermanisë ndaj Kosovës dhe rrugëtimit të saj euroatlantik’’, ka shkruar Haradinaj.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark