Haradinaj: Thaçi mund të zgjedhet president vetëm në salla alternative - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj: Thaçi mund të zgjedhet president vetëm në salla alternative

    Insajderi
    12 February 2016 - 10:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mungesa e konsideratës nga ana e Qeverisë së Kosovës për kërkesat e opozitës ka rritur interesimin e qytetarëve në terren, duke e bërë tashmë kauzën e opozitës të madhe.

    Kështu ka thënë Ramush Haradinaj, kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, në një diskutim të organizuar nga Lëvizja FOL.

    Sipas tij, bashkimi opozitar ka ndodhur “për të krijuar themele më të mira për të ardhmen e vendit” dhe ka ripërsëritur qëndrimin e opozitës së dorëheqja e Kryeministrit Isa Mustafa mundon zgjidhjen e krizës aktuale në vend.

    Haradinaj ka folur edhe për zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës, që sipas tij mund të ndodhë para protestës së organizuar nga partitë e bllokut opozitar.  Sipas tij, zgjedhja e Thaçit president do ta thellojë krizën ne Kosovë.

    “Nuk besoj qe ka me u zgjedh, por nëse zgjedhet kjo mund të bëhet vetëm ne ndonjë sallë alternative”, ka thënë ai.  “Por kjo mund te ndodh para 17 shkurtit sepse në të kundërtën na po shkojmë kah zgjedhjet,” ka shtuar ai.

    “Për zgjedhje jemi [që të mbahen] kah qershori. por nëse zgjedhjet shpallen në mars, atëherë mendojmë për prillin”, ka shtuar Haradinaj.

    Tri partitë opozitare – Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën – kanë organizuar protestën e radhës që pritet të mbahet më 17 shkurt.  Që nga shtatori, të tri këto parti kanë detyruar koalicionin qeverisës që të mbajë seancat e rregullta në salla alternative brenda objektit të kuvendit dhe kanë organizuar një numër protestash që kanë eskaluar në dhunë.

    Këto parti janë duke kërkuar që Qeveria e Kosovës të japë dorëheqje meqë besojnë se ka nënshkruar dy marrëveshje që dëmtojnë vendin.  E para, marrëveshja me Serbinë për themelimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe, dhe marrëveshja me Malin e Zi për demarkacionin kufitar.

    “E mërkura qe do të vije do të jetë e jashtëzakonshme. Do të ketë vërtetë protestë masive,” ka paralajmëruar Haradinaj./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark