Daut Haradinaj , deputet i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, njëherësh vëlla i liderit të kësaj partie, Ramush Haradinajt, ka reaguar për vizitën e presidentit Thaçi në Amerikë.
Në një postim të tij në facebook, Haradinaj ka thënë se Hashim Thaçi ka shkuar në Amerikë në korrik të vitit 2010, atëherë kur Ramush Haradinaj është thirrur në rigjykim në Hagë.
“Hashim Thaçi mbërriti në Amerikë edhe me 21 Korrik 2010 kur u thirrë Ramushi në rigjykim në Hagë”, ka thënë ai.
Ndër tjerash, Daut Haradinaj ka porositur presidentin Thaçi, që të mos e harrojë darkën në po atë vit me Dick Martyn,
“Hashim mos e harro darkën e 13 Dhjetorit 2010 kur folke Dik Marti në Restaorant Puro. Çka të duash bëj, por e vërteta është e vërtetë. Kosova është më e madhe se ti”, ka shtuar Haradinaj në faqen e tij në facebook.
Ramush Haradinaj u arrestua me 5 janar nga autoritet franceze, në bazë të një urdhër arresti ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia. Më herët ai ishte arrestuar edhe në Slloveni./Insajderi.com