×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj thotë se zgjedhjet nuk nënkuptojnë dëshirë për pushtet

    Insajderi
    11 February 2016 - 18:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, që theu akullin e opozitës duke shkuar në takimin e thirrur nga presidentja, i është përgjigjur akuzave të Hashim Thaçit duke folur me strukturat e partisë së tij në Istog, Klinë dhe Pejë.

    Sipas tij, akuza e Thaçit se oferta për zgjedhje e ofruar në takim ka të bëjë me dëshirën e tij për pushtet.

    Sipas një njoftimi për media, dërguar nga AAK, thuhet se Haradinaj e ka cilësuar si gabim faktin që propozimi i tij të keqkuptohet si dëshirë për pushtet.

    “Ky propozim, është ofertë politike për të dalë vendi nga kriza, e jo qëllim në vetvete për zgjedhjet”,citohet të ketë thënë Haradinaj.

    Tutje  para strukturave të partisë së tij, Haradinaj ka thënë se qeverisja në Kosovë është degjeneruar, Kushtetuta është shkelur, korrupsioni është rritur e partitë në pushtet kanë kapur të gjitha strukturat dhe borde.

    “Prandaj përgjigja më e mirë ndaj të gjithë shkelësve, do të ishte që populli me votën e vet të përfshihej në zgjidhjen e kësaj krize”, ka thënë Haradinaj.

     

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark