Ish-komandanti i UÇK-së në rrafshin e Dukagjinit, njëherësh deputet i AAK-së, Daut Haradinaj ka thënë se UÇK-ja nuk ka asgjë për të fshehur sepse ka bërë një luftë të pastër për çlirim.
Haradinaj ka thënë se rezoluta e miratuar në Kuvend për mbrojtjen e ish-luftëtarëve të UÇK-së, nuk do të ketë asnjë rezultat.
Ai tha se duhet t’i bëhet me dije bashkësisë ndërkombëtare që të merret kryesisht me krimet e Serbisë që ka bërë në Kosovë, e jo me ish-krerët e UÇK-së, shkruan Zëri.
Në këtë drejtim, Haradinaj ka thënë se nuk i frikësohet Gjykatës Speciale, duke thënë se ka qenë ushtar i mirë sipas traditës shqiptare.