×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Haradinaj viziton Pejën pas vërshimeve, shkon në të pame tek familja Ademaj

    Insajderi
    25 June 2023 - 15:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj njoftoi përmes Facebook se kishte shkuar për të parë situatën nga afër pas vërshimeve në Pejë.

    Ai u shpreh se kishte ndarë dhimbjen me familjen e viktimave.

    Nëpërmjet fotografive, kuptohet se Haradinaj ka shkuar për kryeshëndosh tek familja Ademaj, ku humbën jetën nënë e bir.

    Postimi i plotë i Haradinajt:

    “Vizitova sot qytetin e Pejës, për të parë nga afër situatën e krijuar pas vërshimeve.

    Ndamë dhimbjen me familjen Ademaj, e cila humbi më të dashurit e tyre në këtë tragjedi.

    Ftoj Qeverinë e Kosovës dhe institucionet relevante për mobilizim të menjëhershëm duke ndarë një fond emergjent për t’u dalë në ndihmë të gjitha familjeve të cilat pësuan nga këto vërshime.

    Jemi me qytetarët e Pejës në këto ditë të vështira!”

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark