×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj viziton Prekazin një ditë para protestës

    Insajderi
    16 February 2016 - 09:39

    Marrë parasysh se gjatë ditës së nesërme do të jetë i zënë me protestë, Ramush Haradinaj, kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka vendosur që sot të bëje homazhe para figurave emblematike të vendit.

    Ai sot do të bëjë homazhe tek varret e familjes Jashari në Prekaz, tek varri i Ibrahim Rugovës në Prishtinë, dhe do të vizitojë shtatoren e Zahir Pajazitit në Prishtinë.

    Haradinaj ka zgjedhur 16 shkurtin për homazhe, kjo pasi që më 17 shkurt do të marrë pjesë për siç thuhet ‘ballafaqimin me Qeverinë’, raporton Insajderi.com

    Më 17 shkurt në Prishtinë, tri partitë opozitare –Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën – kanë thirrur një protestë, që sipas tyre do të jetë më masivja që nga paslufta.

    Partitë opozitare janë zotuar se protesta e së mërkurës do të jetë goditja përfundimtare ndaj Qeverisë së Kosovës./Insajderi.com

     

     

     

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark