Harvard padit administratën Trump - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Harvard padit administratën Trump

    Insajderi
    23 May 2025 - 23:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Universiteti Harvard ka paditur administratën e Presidentit Donald Trump për vendimin e saj për të ndaluar regjistrimin e studentëve ndërkombëtarë, duke e quajtur këtë veprim një hakmarrje jokushtetuese për kundërshtimin e universitetit ndaj kërkesave politike të Shtëpisë së Bardhë.

    Në padinë e paraqitur të premten në një gjykatë federale në Boston, universiteti elitë i Ligës së Ivy-t argumenton se masa e ndërmarrë nga Departamenti i Sigurisë Kombëtare shkel Amendamentin e Parë të Kushtetutës së SHBA dhe do të ketë një “efekt të menjëhershëm dhe shkatërrues për Harvardin dhe mbi 7,000 mbajtës vizash”.

    “Me një të rënë të lapsit, qeveria është përpjekur të fshijë një të katërtën e trupës studentore të Harvardit – studentët ndërkombëtarë që kontribuojnë ndjeshëm në universitet dhe misionin e tij,” thuhet në padi.

    Universiteti njoftoi se do të kërkojë një urdhër ndalimi të përkohshëm për të bllokuar zbatimin e këtij vendimi nga ana e Departamentit të Sigurisë Kombëtare.

    Aktualisht, Harvardi regjistron rreth 6,800 studentë të huaj në kampusin e tij në Cambridge, Massachusetts, shumica prej të cilëve janë studentë të nivelit pasuniversitar, që vijnë nga më shumë se 100 shtete të ndryshme.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark