Hasani: Osmani duhet ta dorëzojë mandatin nëse Kushtetuesja i shpallë të pavlefshme mandatet e dy deputetëve – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Hasani: Osmani duhet ta dorëzojë mandatin nëse Kushtetuesja i shpallë të pavlefshme mandatet e dy deputetëve

    Insajderi
    18 April 2023 - 23:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka treguar efektin që do ta kishte në mandatin e presidentes Vjosa Osmani në rast se Gjykata Kushtetuese vendos në favor të kërkesës së ish-deputetit Veton Berisha, për shpalljen e mandateve të dy deputetëve të “Romani Iniciativa” si të pavlefshme.

    Hasani tha se Osmani duhet ta dorëzojë mandatin në rast se Gjykata Kushtetuese i shpallë të pavlefshme mandatet e dy deputetëve, të cilët kanë marrë pjesë në seancën e vitit 2021 për votimin e presidentes.

    “Nëse konstatohet se u është cenuar e drejta kushtetuese, për pasojë dy mandate janë të pavlefshme ose jo kushtetuese, nuk diskutohet ajo punë, domethënë (presidentja) duhet ta dorëzojë mandatin dhe të kthehet në pikën zero, nuk mund të ketë interpretim tjetër”, tha Hasani në Rubikon të Klan Kosovës.

    Ndërsa për afatin e kontestimit të ligjshmërisë së zgjedhjes së presidentës së vendit, Hasani tha se kjo çështje nuk lidhet me afate.

    “Pas dhjetë vjetësh mund ta sfidosh dhe të gjendet një dispozitë që është jo kushtetuese dhe e ka efektin e njëjtë sikur ditën kur është zgjedhur ligji edhe pas dhjetë vjetëve. Nuk ka lidhje koha, gjykata i përcakton pasojat juridike, mund ta përcaktojë a i afekton apo jo”, sqaroi Hasani.

    Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese shtoi se në një skenar të tillë Kuvendit do t’i duhet të votojë përsëri për president. “Dy vendime janë: një aktgjykim dhe një aktvendim i Gjykatës Kushtetuese, vetëm përsëritet votimi në Kuvend dhe u krye muhabeti”, u shpreh Hasani.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark