Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për deputet, Bardhyl Hasanpapaj, u ka bërë thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në hapjen madhështore të fushatës zgjedhore të LDK’së.
Hasanpapaj me anë të një shkrimi në ‘Facebook’ ka ftuar të gjithë qytetarët që të marrin pjesë në hapjen e fushatës së LDK’së, e cila do të fillojë nga ora 18:00 në sallën “1 Tetori” në Prishtinë.
“Më 7 qershor, Kosova zgjedh LDK-në! E sot, shihemi krejt n’Prishtinë! Ju ftoj të gjithëve të bashkohemi në hapjen madhështore të fushatës zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit”, ka thënë Hasanpapaj.
“Le ta nisim së bashku rrugën e fitores, me energji, besim dhe vizion për Kosovën që e duam. Bashkohuni!”, ka përmbyllur ai.
Hasanpapaj gjendet me numrin 34 në listën zgjedhore të LDK’së për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 7 qershorit.