Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për deputet, Bardhyl Hasanpapaj, ka vlerësuar tubimin përmbyllës të fushatës si një manifestim të madh politik.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Hasanpapaj tha se Prishtina dhe Kosova dëshmuan fuqinë e LDK-së në tubimin përmbyllës të fushatës, të cilin e cilësoi si madhështor.
Ai tha se ndihet krenar që është pjesë e listës së LDK-së dhe e një rrugëtimi që, sipas tij, është karakterizuar nga mbështetje e madhe qytetare gjatë gjithë fushatës elektorale.
Hasanpapaj u shpreh optimist për rezultatin e zgjedhjeve të 7 qershorit, duke deklaruar se dita e votimit do të shndërrohet në festë për mbështetësit e LDK-së.