Insajderi
Lajme

Hashim Thaçit i vazhdohet paraburgimi në rastin kundër administrimit të drejtësisë

Insajderi
01 October 2026 - 11:41
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Hashim Thaçit i vazhdohet paraburgimi në rastin kundër administrimit të drejtësisë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë ia kanë vazhduar masën e paraburgimit ish-presidentit Hashim Thaçi, në rastin ku ai, bashkë me Bashkim Smakajn, Isni Kilajn, Fadil Fazliun dhe Hajredin Kuçin, akuzohen për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë.

Vendimi është marrë më 30 shtator 2026 nga gjykatësi i vetëm i këtij rasti, Christopher Gosnell.

Sipas vendimit, gjykatësi ka konstatuar se vazhdojnë të ekzistojnë rreziqet që Thaçi mund të pengojë ecurinë e procesit gjyqësor ose të kryejë vepra të tjera penale.

Për vazhdimin e paraburgimit, gjykatësi ka marrë parasysh edhe faktin se Thaçi së fundmi është shpallur fajtor dhe është dënuar në rastin tjetër të zhvilluar në Hagë për krime lufte.

Megjithatë, sipas Speciales, ky zhvillim nuk e ndryshon nevojën për rishikime periodike të paraburgimit të Thaçit në çështjen aktuale.

Gjykatësi ka vlerësuar se paraburgimi i Thaçit vazhdon të jetë i domosdoshëm dhe proporcional.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark