Havolli: Buja nuk foli në emër të Kadri Veselit për zgjedhje – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Havolli: Buja nuk foli në emër të Kadri Veselit për zgjedhje

    Insajderi
    16 November 2016 - 20:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sokol Havolli, shef i kabinetit të kryeministrit Isa Mustafa, nuk i ka parë si serioze deklaratat e deputetit të PDK-së, Shukri Buja, i cili para disa ditëve tha se vendi duhet që të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

    Havolli ka thënë se deklaratat e Bujës kanë qenë personale dhe nuk reflektojnë qëndrimin e partisë.  Sipas tij, Buja nuk ka përcjellë qëndrimin “as të zyrtarëve të lartë në PDK e lërë më të kryetarit” Kadri Veseli.

    “Në këtë fazë, partnerët e koalicionit nuk e konsiderojnë shkuarjen në zgjedhje si opsion,” ka thënë Havolli.

    “Qëndrimi është që duhet të shkohet deri në fund të mandati sepse kemi program serioz qeverisës, program të përbashkët”, tha ai në emisionin Komiteti të Gazetës Express që shfaqet në RTV Dukagjini.

    Por, sipas tij, nëse ka pajtueshmëri nga të gjitha palët, përfshirë këtu edhe Lidhjen Demokratike të Kosovës, atëherë “askush nuk i ndalë partitë me shku në zgjedhje.”

    Ai ka thënë se LDK është e gatshme për zgjedhje por ai insiston se shkuarja e shpeshtë në zgjedhje të parakohshme dërgon sinjal të keq për investitorët e huaj që nuk gjejnë qeveri të qëndrueshme në Kosovë. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark