×
  • Lajme
  • Lajme

    Havolli: Opozita gjuan me vezë se ju dhemb suksesi i Qeverisë

    Insajderi
    09 March 2016 - 12:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sokol Havolli, këshilltar i kryeministrit Isa Mustafa, ka reaguar pas sulmit me vezë që Lëvizja Vetëvendosje bëri ndaj Arban Abrashit, ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale.

    Ai i thotë Abrashit se duhet që të kuptojë këtë akt sepse “opozita duhet me të gjuajt me vezë çdo ditë sepse ju dhemb ky sukses i Qeverisë dhe sukseset që i keni arritë ju.”

    “Ministër, e ke përmirësu gjendjen ekonomike dhe sociale për të paktën 150.000 mijë persona në Kosovë; po ua humb argumentet një nga një piromanëve. Normal që kanë me të gjuajt me vezë”, ka shkruar Havolli në llogarinë e tij në Facebook.

    Ai po ashtu ka numëruar disa suksese që sipas tij janë arritur nga ministri Abrashi, duke përfshirë “rritjen e pensioneve për 40.000 pensionistë, zgjidhjes së problemit të veteranëve pas 16 viteve, rritjen e asistencës sociale për 25.000 familje”, e të tjera.

    Sot në orët e paradites, aktivit të Vetëvendosjes kanë sulmuar për herë të dytë me vezë Abrashin.  Sipas VV-së, kjo është bërë pasi që Abrashi është pjesë e një qeverie kriminale./Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    24 July 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark