Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka mbajtur takim me kryetarin e komisionit për Kompensimin e Viktimave të Krimit, Zenel Lekun.
Haxhiu takimin e njoftoi me anë të një postimi në ‘Facebook’, ku thotë se folën për punën e komisionit dhe sfidat që kanë për trajtimin e rasteve.
“Me kryetarin e Komisionit për Kompensimin e Viktimave të Krimit, Zenel Leku, diskutuam për punën e Komisionit për Kompensimin e Viktimave të Krimit, sfidat që kanë në raport me trajtimin e rasteve sikurse edhe u pajtuam që të njëjtat të adresohen sa më parë”, thuhet në postim.
“Për periudhën Janar – Shtator të këtij viti, janë 23 kërkesa të aprovuara në vlerë prej 45,095 Euro, ndërsa në proces të vlerësimit janë 3”, përfundon postimi.