Insajderi
Lajme

Haxhiu kërkon që t’i ndalohet shfaqja në debate Halil Matoshit

Insajderi
14 April 2022 - 11:22
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Haxhiu kërkon që t’i ndalohet shfaqja në debate Halil Matoshit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Të papranueshme e ka quajtur gjuhën e analistit Halil Matoshi, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, i cili mbrëmë në një debat televiziv e quajti ministren e Arsimit, Arbërie Nagavcin “budallicë”.

“Ofendimet ndaj grave sikur ai i mbrëmshmi ndaj Ministres Nagavci, janë thirrje e hapur për dhunë ndaj grave! E dënoj ashpër këtë gjuhë. Është e papranueshme dhe e dënueshme! Njerëzve të tillë assesi nuk duhet t’ju mundësohet pjesëmarrja në debate televizive”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.

Analisti Halil Matoshi, në emisionin Politiko në Kanal 10, e ka ofenduar ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci.

Duke diskutuar për shkeljen e Kushtetutës nga ana e Nagavcit si ministre e Arsimit, Matoshi ka deklaruar se Arbërie Nagavci është “budallicë”.

“Ky popull duhet ta vërej nivelin e kësaj qeverie. Ministrja e shkelë Kushtetutën dhe thotë se e ka shkelë për me e mbrojtë Ligjin. Populli duhet ta kuptojë se Arbërie Nagavci është budallicë”, ishte shprehur ai.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark