Haxhiu: Dhuna s’do të normalizohet, do ta vazhdojmë punën për mbrojtjen e jetëve të grave - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Haxhiu: Dhuna s’do të normalizohet, do ta vazhdojmë punën për mbrojtjen e jetëve të grave

    Insajderi
    10 December 2023 - 17:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu në përmbyllje të “16 Ditëve të Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore” tha se dhuna nuk do të normalizohet.

    Haxhius përmes një videoje rga se angazhimi dhe fushata kundër dhunës do të vazhdojnë.

    “Si ministre jam e shqetësuar për rastet e dhunës dhe femicidit. Do ta vazhdojmë punën dhe koordinimin institucional për mbrojtjen e jetëve të grave dhe vajzave”, tha ajo.

    Sipas Haxhiut, ndërgjegjësimi kolektiv dhe efikasiteti institucional do ta bëjnë Kosovën vend të sigurt për gratë dhe vajzat.

    Ajo ndër tjerash tha se “beteja për ta eliminuar dhunën në bazë gjinore është e përhershme”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark