Insajderi
Lajme

Haxhiu e vendos në krye të administratës së Kuvendit shoqen e ngushtë që e avancoi në MD- Konfirmon raportimin e Insajderit

Insajderi
16 July 2026 - 14:48
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Haxhiu e vendos në krye të administratës së Kuvendit shoqen e ngushtë që e avancoi në MD- Konfirmon raportimin e Insajderit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Me emërimin e Feride Podvoricës në pozitën e ushtrueses së detyrës së Sekretares së Përgjithshme të Kuvendit të Kosovës, u.d. presidentja e Kosovës, Albulena Haxhiu, ka konfirmuar raportimet e vazhdueshme të Gazetës Insajderi për avancimin e bashkëpunëtorëve të saj të afërt në institucione publike.

Shoqja e saj e afërt, Feride Podvorica, është emëruar ushtruese e detyrës së Sekretares së Përgjithshme të Kuvendit të Kosovës, pozitë që udhëheq administratën e këtij institucioni.

Gazeta Insajderi kishte raportuar më herët se Albulena Haxhiu, sa ishte ministre e Drejtësisë, ishte angazhuar që Podvorica të avanconte në hierarkinë e Ministrisë së Drejtësisë, duke u emëruar në një nga pozitat më të rëndësishme të këtij dikasteri.

Podvorica ka qenë pjesë e Ministrisë së Drejtësisë gjatë kohës kur ajo drejtohej nga Haxhiu. Fillimisht ajo mbante pozitën e zëvendësdrejtoreshës së Departamentit Ligjor, ndërsa më pas u caktua ushtruese e detyrës së Drejtoreshës së Departamentit Ligjor. Gjatë kësaj periudhe, ajo ishte e përfshirë edhe në hartimin e akteve ligjore dhe në grupe të ndryshme punuese të ministrisë.

Emërimi i saj në krye të administratës së Kuvendit vjen pas largimit të Arben Loshit nga pozita e Sekretarit të Përgjithshëm.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark