×
  • Lajme
  • Lajme

    Haxhiu i drejtohet kabinetit të qeverisë: Korrupsioni ka adresë, kështu bëjnë hajnat, vjedhin dhe zhduken

    Insajderi
    14 March 2024 - 14:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, i ka bërë thirrje Prokurorisë të Shtetit që të hetojë tenderët njëburimorë, për të cilët është duke u diskutuar sot në Kuvendin e Kosovës.

    Më tej, Haxhiu ka është shprehur se korrupsioni ka adresë duke u drejtuar ka pjesa ku ulen kabineti qeveritar, ku aktualisht nuk ndodhet as kryeministri e as ministrat.

    “E ftojmë Prokurorinë e Shtetit, që të gjitha këto që po i flasim, jam i gatshëm me i argumentu edhe me fakte, shumicën edhe i kanë në dokumente zyrtare të nënshkruara brenda ministrive.  Korrupsioni ka adresë, Prokuroria duhet ta hetojë dhe ai është këta që s’janë sot këtu. Se qështu hajnat bajnë gjithë, vjedhin edhe zhduken”, ka thënë Haxhiu.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark