×
  • Lajme
  • Insajderi

    Haxhiu: Mbrëmë jam njoftuar për zhdukjën e mostrave të Astrit Deharit

    Insajderi
    08 December 2022 - 12:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Artikull i edituar

    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë se të mërkurën në mbrëmje janë njoftuar se janë zhdukur mostrat e Astrit Deharit nga laboratori i toksikologjisë, shkruan Gazeta Insajderi.

    “Mbrëmë jam informuar për zhdukujen e mostrave të Astrit Deharit nga Laboratori i Toksikologjisë. Ky është akt i rëndë, kriminal, prandaj menjëherë kam njoftuar kryeprokurorin dhe drejtorin e policisë”.

    “Në mëngjes kam vizituar Institutin e Mjekësisë Ligjore dhe jam njoftuar si në vijim: në mbajtëse e epruvetave kanë qenë 15 epruveta me gjak, 1 epruvetë e urinës dhe një e lukthit. Nga këto institute dy epruveta me gjak ja ka dhënë Instituti Zviceran dhe një policisë për AND”.

    Sipas Haxhiut vetëm tre persona kanë pasur qasje në to.

    “Aktualisht sipas informacioneve mungojnë 12 epruveta me gjak, një e urnës dhe një e lukthit. Në vend kanë qasje vetëm 3 persona. Vetëm 3 persona i kanë çelësat”, tha Haxhiu në konferencën e jashtëzakonshme për media.

    Njoftimi i plotë:

    Të nderuar gazetarë,

    Faleminderit që po e përcjellni këtë konferencë të jashtëzakonshme për medie.

    Duke pasur parasysh ndjeshmërinë e rastit kam vendosur që të adresohem publikisht.

    Mbrëmë në orët e vona, jam njoftuar që janë zhdukur mostrat e Astrit Deharit nga laboratori i toksikologjisë në kuadër të Institutit të Mjekësisë Ligjore.

    Ky është një akt i rëndë dhe akt kriminal. Për këtë arsye, menjëherë mbrëmë kam njoftuar Kryeprokurorin e Shtetit dhe Drejtorin e Policisë.

    Sot në mëngjes, kam vizituar Institutin e Mjekësisë Ligjore dhe nga zyrtarët kompetent jam njoftuar si në vijim:

    Në Raksat apo mbajtëset e epruvetave kanë qenë:

    -15 epruveta me gjakë, 1 epruvet e urinës dhe 1 epruvet e lukthit

    Nga këto, Instituti dy epruveta me gjakë ia kanë dhënë Institutit zviceran dhe një policisë për ADN.

    Pra aktualisht mungojnë 12 epruveta me gjakë, 1 e urinës dhe 1 e lukthit.

    Në vendin ku ruhen epruvetat kanë qasje vetëm 3 persona pra sipas informacioneve vetëm 3 persona i kanë qelesat e vendit ku ruhen mostrat.

    Çdokush që ka ndjekur sado pak rastin mbi vrasjen e Astrit Deharit dhe procesin hetimor për të e ka të qartë se prej 6 vitesh të gjitha të dhënat, provat, dëshmitarët dhe çdo rrethanë e faktor është synuar të shtrembërohet, zhduket apo eliminohet.

    Njëjtë ka ndodhur edhe me këdo që ka qenë shembull për zbardhjen e këtij rasti. Kujtojmë këtu rastin e mjekëve që përgatitën raportin e veçantë mbi të gjeturat e raportit të autopsisë.

    Ne besojmë se ky akt i rëndë, ky akt kriminal që ka ndodhur në ambientet që do të duhej të ishin të sigurta dhe të mbrojtura nga IML me rreptësinë më të madhe, ka të njëjtin motiv si më herët. Të dëmtojë më tej dhe përfundimisht rastin dhe procesin.

    Si dhe të tentojë të na vesh neve me përgjegjësi.

    Ky akt i rëndë është vërejtur dje, gjatë bartjes së mostrave nga frigoriferët e vjetër në ata të rinjë por jam e bindur që ka qenë çështje kohe që ata që e kanë orkestruar do ta plasonin si një veprim dëmtues te procesit ne përgjithësi.

    Situata e krijuar është tepër e rëndë dhe vendos hije dyshimi në të gjithë Institutin dhe veprimtarinë e tij. Jo vetëm për të tashmen por veçanërisht në të kaluarën.

    Protokolli i vendit ku ruhen mostrat është shumë strikt dhe nëse ai ndiqet kuptohet qartë kush dhe si janë përgjegjësitë.

    Por në këtë rast ata që kanë pasur guximin të veprojnë në këtë mënyrë as nuk zbrapsen nga protokolli dhe ndalesat ligjore dhe as nga përfshirja në një vepër të rëndë.

    Kjo na bën të mendojmë se këtë guxim të mbrapsht mund ta kenë vetëm ata që për motiv kanë dëmtimin final të rastit Dehari.

    Por po ju them këtu dhe publikisht që autorët do të gjinden dhe rasti do të zbardhet me çdo kusht. Për këtë nuk ka asnjë dyshim dhe asnjë kompromis.

    Ka dhe shumë rrethana të tjera të raporteve ndërkolegiale në këtë institucion të cenuar rëndë nga e kaluara e errët e që japin indicie se mund të jetë vepruar për të fajësuar njëri tjetrin duke e ditur se çfarë peshe dhe ndjeshmërie ka rasti.

    Këtë mbetet ta vërtetojnë prokuroria dhe policia.

    Me rëndësi tani për tani është t’ju njoftoj se janë njoftuar institucionet përgjegjëse.

    Nga aspekti administrativ, do merren masa urgjente për përgjegjësitë dhe atë menjëherë pas kësaj konference.

    Ne kemi filluar reformën në IML për t’i ofruar të gjitha kushtet për punë dhe funksionalizim të plotë lidhur me kryerjen e punëve dhe përgjegjësive në harmoni me legjislacionin në fuqi.

    Gjithashtu siguria në IML as më herët nuk ka qenë në nivel por edhe me të gjitha përpjekjet e tanishme ende nuk është ne nivelin e duhur.

    Kemi dërguar edhe më herët raste në prokurori. Por thani thjesht kanë kaluar çdo kufi. Nuk mund të tolerohet kjo që ka ndodhur. Marrë parasysh që për këtë rast është kaq shumë vëmendje e monitorim i vazhdueshëm, përfytyroni çfarë mund t’i ndodhë një rasti fatkeq që ndodh jashtë syve të opinionit publik.

    Le të shërbejë ky rast për ta kuptuar të gjithë qytetarët se sa e thellë dhe e gjerë ka qenë kriminalizimi dhe ndikimi i elementëve të tillë.

    Kushdo që ka guxuar ta bëj këtë veprim mizor do të përballet me forcën e ashpër të ligjit.

    Gjej rastin të falënderoj kryeprokurorin që ka qenë në gatishmëri sipas detyrës dhe ka kërkuar ndërmarrjen e veprimeve pa vonesa sikurse edhe Policinë e Kosovës.

    Çdo minut e vonesë në zbardhjen e këtij rasti është e papranueshme për familjen, të afërmit, ne dhe gjithë qytetaret.

    I bëj thirrje drejtuesve dhe punëtorëve të IML të bashkëpunojnë me policinë dhe prokurorinë me qëllim të zbardhjes së rastit.

    Nuk ka se çka iu duhen titujt e pozitat në një ambient ky kryhen akte të tilla kriminale.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark