Haxhiu: Përse nuk është ngritur aktakuzë ndaj ministrit Rrahmani? – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Haxhiu: Përse nuk është ngritur aktakuzë ndaj ministrit Rrahmani?

    Insajderi
    02 July 2016 - 20:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Bekim Haxhiu – Kamishi, thotë se nuk është e drejtë të amnistohet ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani.

    Kamishi nëpërmjet rrjetit social Facebook, ka reaguar duke deklaruar se sa është përgjegjës ish-ministri Agani, aq përgjegjës është edhe ministri Rrahmani.

    “Përse po amnistohet Imet Rrahmani?!
Me Udhëzimin Administrativ për “Trajtim Mjekësor Jashtë Institucioneve Shëndetësore Publike”, të aprovuar nga Ferid Agani me datë 01.07.2013, vazhdon të punoj edhe sot e kësaj dite ministri Imet Rrahmani. Referimi i pacientëve në institucione jo publike edhe sot është i njëjtë, nuk ka ndryshuar asgjë”, ka shkruar ai në Facebook.

    Haxhiu është shprehur i habitur se përse ministri i Shëndetësisë vazhdon ende të mbajë detyrën e tij si ministër, pas rastit “Stenda”, nga e cila u ngre aktakuzë ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë, Ferid Agani.

    “Nëse Ferid Aganit përgjegjësia i ka takuar sa ishte Ministër i Shëndetësisë , vazhdimi i punës me të njëjtin sistem, pa ndryshuar asgjë, përgjegjësia e njëjtë i takon Imet Rrahamanit. Pra, përse nuk është në aktakuzë Imet Rrahmani dhe përse nuk është dorëhequr edhe ky për përgjegjësinë e njëjtë me Ferid Aganin?
”, thotë Haxhiu.

    Deputeti i PDK-se, njëkohësisht edhe nënkryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, ka thënë po ashtu se e sheh të “pakuptimtë” këtë veprim të ministrit Rrahmani. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark