Insajderi
Lajme

Haxhiu kërkon angazhimin e Prokurorisë Speciale për rastin e Arlinda Zekajt

Insajderi
02 November 2026 - 13:33
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Haxhiu kërkon angazhimin e Prokurorisë Speciale për rastin e Arlinda Zekajt
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryeparlamentarja Albulena Haxhiu, pas mbledhjes së Kryesisë ka folur për Komisionin Hetimor, që u formua pas rastit të Arlinda Zekajt, me ç’rast tha se pret që Prokuroria të nis hetimin ndaj të gjithë zyrtarëve të përfshirë.

Madje, sipas saj, do të duhej që edhe Prokuroria Speciale të angazhohet lidhur me mosveprimet apo veprimet, siç i quajti ajo të gabuara, të çdo zyrtari.

 “Gjatë kohës sa jemi këtu, tashmë komisioni hetimor po mban takimin e parë për të vlerësuar pretendimet në të gjitha procedurat për vrasjen tragjike të Arlinda Zekajt. Unë do të jem në dispozicion të plotë për t’i trajtuar kërkesat e komisionit.

Pres pres që të gjithë dëshmitarët që janë në listën e dëshmitarëve të vijnë dhe të përgjigjen në kërkesat e komisionit. Padyshim që Prokuroria do të duhej të merrej me këtë rast, do të duhej që Prokuroria Speciale të jetë e angazhuar për mosveprimet apo veprimet e gabuara të secilit zyrtar”, ka thënë ajo.

Haxhiu shtoi se komisioni është vetëm një mekanizëm shtesë që do të përpilojë një dokument dhe do ta delegojë në Prokurori.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark