×
  • Lajme
  • Lajme

    Haxhiu: Menjëherë të identifikohen të gjithë antarët e grupeve kriminale që kanë sulmuar Policinë, NATO-në dhe gazetarët

    Insajderi
    13 June 2023 - 14:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministria e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në një postim në rrjetin e saj në Facebook ka thënë se pika e parë në planin e Kurtit për shtensionimin e situatës në katër komunat veriore, është identifikimi i të gjithë antarëve të grupeve kriminale që kanë sulmuar Policinë e Kosoves, anëtarët e NATO-s dhe gazetarët.

    “Pika e parë në letrën e kryeministrit Kurti: Të sigurohet/krijohet menjëherë sundimi i ligjit në katër komunat në veri të Republikës së Kosovës, duke përfshirë ndër të tjera identifikimin, ndjekjen penale dhe gjykimin e drejtë të të gjithë anëtarëve të grupeve kriminale që kanë sulmuar Policinë e Kosovës, anëtarët e NATO-s dhe gazetarët”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.

    Tutje ajo tha se në asnjë mënyrë nuk duhet të neglizhohen aktet kriminale.

    “Në asnjë mënyrë nuk duhet të tolerohen apo neglizhohen aktet e kriminale të grupeve kriminale. Sulmet ndaj policisë, mediave apo anëtarëve të NATO-s dhe veprimet që cenojnë rendin kushtetues nuk duhet të normalizohen por të ndiqen e të dënohen”.

    Mes tjerash Haxhiu ka thënë se nuk duhet të ketë vonesa në identifikimin e secilit kriminel, të gjithë duhet të ndiqen dhe gjykohen për veprimet e tyre kriminale, ka thënë ajo.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark