Insajderi
Lajme

Haxhiu: Në katër komuna s’ka balotazh, beteja e Drenasit po aq dramatike sa Prishtina, Mitrovica…

Insajderi
12 October 2025 - 18:54
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Haxhiu: Në katër komuna s’ka balotazh, beteja e Drenasit po aq dramatike sa Prishtina, Mitrovica…
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Gazetari Baton Haxhiu paralajmëroi se “katër komuna janë pa balotazh”, pak para se në T7 të publikohen të dhënat e Exit Poll-it për zgjedhjet e sotme lokale.

Ai tha se “deri në një moment kanë qenë 5, por së fundmi mbetën 4”.

“Beteja e Drenasit ka qenë shumë dramatike. Ndoshta me Prishtinën aty-aty mbeten”, tha Haxhiu.

Rezultatet në Mitrovicë, Haxhiu tha se kanë treguar se gara atje ka mbajtur trendin e njëjtë nga mëngjesi.

“Mitrovica s’ka lëvizur prej mëngjesit”, tha ai.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark