Insajderi
Insajderi

Haxhiu: Për dhunuesit nuk do të ketë zbatim të zbutjes së dënimit

Insajderi
22 October 2022 - 12:48
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Haxhiu: Për dhunuesit nuk do të ketë zbatim të zbutjes së dënimit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka folur në lidhje me punën e qeverisë para forumit të grave të Vetëvendosjes.

Haxhiu theksoi se në qeveri janë miratuar një sër ndryshimesh, në Kodin Penal, si dhe të Procedurës Penale, e se të njëjtat ndryshime pret që të miratohen në Kuvend.

“Janë miratuar në qeveri, një sërë ndryshimesh në Kodin Penal dhe Kodin e Procedurës Penale. Ndalimi i kandidimit në çdo pozitë publike në nivel lokal dhe qendror, ndalimi i punësimit në institucione publike në të gjitha nivelet, marrja e lejes së vozitjes e të gjitha kategorive, ndalimin e blerjes në ankande publike dhe shërbime tjera, ndalimi i aplikimit si investitor strategjik dhe privilegje tjera nga legjislacioni”, u shpreh Haxhiu.

Ajo tha se për veprat në fjalë do të shkurtohen afatet e gjykimit. Gjithashtu, Haxhiu tha se për dhunuesit nuk do të ketë zbatim të zbutjes së dënimit.

“Për këto vepra do të shkurtohen afatet e gjykimit ashtu që të njëjtat nuk do të zgjasin më shumë se 1 vit, për dhunuesit nuk do të ketë zbatim të zbutjes së dënimit, për dhunuesit do të zbatohet vetëm masë e paraburgimit”, ka thënë Haxhiu, duke shtuar se këto ndryshime janë të domosdoshme.

Tutje Haxhiu ka thënë se feminizmi është për të gjithë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark