Haxhiu për liberalizimin e vizave: Nuk do t'ia bëj si qeveritë e kaluara, por jemi optimistë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Haxhiu për liberalizimin e vizave: Nuk do t’ia bëj si qeveritë e kaluara, por jemi optimistë

    Insajderi
    12 October 2022 - 12:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka mbajtur konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë.Haxhiu në konferencë për media, ndër tjerash ka folur edhe për takimin e 13 tetorit ku pikë e rendit të ditës është edhe çështje e vizave për Kosovën.

    Haxhiu tha se gjithçka çfarë duhet të bëhet është bërë. Ajo u shpreh optimiste sa i përket liberalizimit, duke thënë se nuk duhet të vazhdojë më kështu.

    Por, gjithashtu potencoi se nuk do t’ia bëj sikur qeveritë e kaluara, duke aluduar në atë se më herët ish-udhëheqës të vendit ia kanë uruar qytetarëve të Kosovës liberalizimin e vizave.

    “Unë nuk do t’ia bëj sikurse qeveritë e kaluara, sepse mbani mend deklaratat e ish- kryeministrave e ish- presidentave. Gjithçka që varet nga ne është bërë, jemi optimist dhe kemi punuar për këtë. Është e drejtë e qytetarëve dhe nuk mund të vazhdohet kështu më tej” – tha Haxhiu.

    Ndër tjerash, ajo foli edhe për ndryshimet në Kodin Penal dhe Kodin e Procedurës Penale. Ndryshime të cilat sipas Haxhiut ishin të domosdoshme, pasi siç thotë ajo kryesit e veprave penale në të kaluarën janë liruar me procedura të rregullta.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    11 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark