Insajderi
Lajme

Haxhiu për mosreagimin e Gërvallës ndaj dënimit të ish-krerëve të UÇK-së: Ajo ka folur disa herë për këtë çështje

Insajderi
25 September 2026 - 13:44
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Haxhiu për mosreagimin e Gërvallës ndaj dënimit të ish-krerëve të UÇK-së: Ajo ka folur disa herë për këtë çështje
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, është pyetur nga gazetarët për mosreagimin e ministres në detyrë të Drejtësisë, Donika Gërvalla, lidhur me dënimin prej 81 vjetësh burgim ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Haxhiu ka thënë se Gërvalla ka folur disa herë për këtë çështje dhe se nuk mund të shtojë më shumë se deklaratat e saj të mëparshme.

“Sa i përket zonjës Gërvalla, ju e dini që ajo ka folur disa herë për këtë çështje, prandaj nuk mund të shtojë më shumë sesa kam folur më herët”, ka deklaruar Haxhiu para gazetarëve.

Ish-presidenti Hashim Thaçi, ish-kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, ish-deputeti Rexhep Selimi dhe ish-kryetari i PDK-së, Jakup Krasniqi, janë dënuar nga Gjykata Speciale në Hagë me gjithsej 81 vjet burgim.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark