Insajderi
Lajme

Haxhiu për organizatën e Shkëlzen Gashit: Ndër vite kemi bashkëpunuar, është serioze

Insajderi
30 March 2026 - 22:26
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Haxhiu për organizatën e Shkëlzen Gashit: Ndër vite kemi bashkëpunuar, është serioze
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu, në një intervistë në RTK, ka folur në lidhje me skandalin me ekspozitën për masakrat. Ajo e arsyetoi dhënien e mjeteve nga Kuvendi, sepse sipas saj, organizata është serioze.

“Natyrisht se kush do të thoshte jo, dhe duke pasur parasyshë që kemi të bëjmë se kemi pasur kërkesë nga një organizatë që për vite ka bashkëpunuar me institucione të Republikës së Kosovës. Ka bërë një bashkëpunim disa vjeçar me institucionet, qoftë me Kuvendin e Kosovës, me Ministrinë, Presidencën apo institucione të tjera. Është angazhuar në vazhdimësi në kujtesën kolektive, pra është një organizatë serioze” – ka thënë Haxhiu.

Ndryshe, organizata pretendonte se burimet i kishte tek organizata e Natasha Kandiq, por e njejta për organizatën dhe udhëheqësin e saj, tha se nuk është kredibil. Ajo tha se i njejti nuk është serioz dhe nuk kupton këto tema.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark