Haxhiu për punësimet në KEK: Mund të jenë akuza të pa baza – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Haxhiu për punësimet në KEK: Mund të jenë akuza të pa baza

    Insajderi
    05 April 2022 - 21:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prokuroria Themelore në Prishtinë njoftoi sot se ka nisur hetimet pas raportimeve për punësimet e parregullta në KEK. Për këtë ka folur Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu. Ajo thotë se raportimet për punësim të familjarëve dhe militantëve të VV-së në KEK kanë qëllim dëmtimin e Lëvizjes Vetëvendosje.

    “Pa dyshim që ne me shqetësim i kemi parë deklaratat në raport me këtë çështje (punësimet në KEK). Unë nuk kam pasur as mundësinë e as kohën që të shoh në qoftë se të njëjtat qëndrojnë apo jo megjithatë duke pasur parasysh sulmet e vazhdueshme kundrejt qeverisë tonë, kundrejt në veçanti Lëvizjes Vetëvendosje edhe mund të pritet që janë akuza të pabaza, të padrejta”, tha Haxhiu.

    Ajo gjithashtu tha se e pashëndet nisjen e hetimeve nga Prokuroria Themelore në Prishtinë pasi që m nisjen e hetimeve pavarësisht qëllimit të pretendimeve që mund të ketë mbyllet.

    “Në këtë drejtim, unë përshëndes edhe nisjen e hetimeve nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, për faktin se secili pretendim pavarësisht qëllimit që ka, unë mendoj se mbyllet në momentin që një institucion siç është Prokuroria në Prishtinë që ka njoftuar se po merret me rastin”, tha ajo në Radiotelevizionin Publik të Kosovës.

    Sipas saj është shqetësues fakti se si partitë e kaluara që sipas saj kanë shkatërruar çdo ndërmarrje politike hedhin akuza mbi Lëvizjen Vetëvendosje.

    “Është për keqardhje që subjektet politike të cilat nuk kanë lënë ndërmarrje publike pa shkatërruar hedhin akuza të tilla kundër VV-së por duket se më tepër kanë qëllim me e dëmtuar Lëvizjen Vetëvendosje sesa që diçka qëndron sa i përket të njëjtave”, theksoi ajo.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark