Haxhiu për Qeverinë Kurti: Kaq shumë korrupsion e nepotizëm s’ka pasur në asnjë qeveri deri më sot – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Haxhiu për Qeverinë Kurti: Kaq shumë korrupsion e nepotizëm s’ka pasur në asnjë qeveri deri më sot

    Insajderi
    17 July 2022 - 11:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka kritikuar Qeverinë, duke e quajtur “Qeveri hipokritësh që paaftësinë mundohen ta shesin si vlerë”.

    Haxhiu përmes një statusi në Facebook tha se sa herë që procedohet Projektligji për Trustin në Kuvend, “Qeveria del me propozime pa efekt në tejkalimin të krizës ekonomike”.

    Ndër të tjerash, deputeti i PDK-së, tha se nuk ka pas asnjë qeveri me “kaq pak punë e kaq shumë korrupsion e nepotizëm për një vit e gjysmë”.

    Postimi i plotë i Bekim Haxhiut:

    Qeveri hipokritësh që paaftësinë mundohen ta shesin si vlerë.

    Sa herë që po procedohet Projektligji për Trustin në Kuvend, Qeveria del me propozime pa efekt në tejkalimin të krizës ekonomike.

    Në periudhën kur e kam dorëzuar Projektligjin për Trustin, kryeministri Kurti me urgjencë ndau 100 euro lemoshë për qytetarët.

    Tani kur Iniciativa Qytetare për tërheqjen e deri 30% të Trustit mori mbështetje të madhe, iniciatoret dhe vullnetarët e peticionit për Trustin dorëzuan 21 mijë e 398 nënshkrime për ta riproceduar Projektligjin për Trustin në Kuvend, kryeministri paska dalë me një propozim të ri.

    A duhet Trusti dhe qytetarët ta aktivizojën Qeverinë, apo Qeveria duhet të jetë aktive në shërbim të qytetarëve?!

    Qeveri që legjitimon paaftësinë, nepotizmin dhe mbron të korruptuarit, kaq pak punë kaq shumë korrupsion e nepotizëm për një vit e gjysmë nuk ka pas në asnjë Qeveri deri më sot.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark