Insajderi
Lajme

Haxhiu premton paanshmëri si kryeparlamentare: Dera ime do të jetë e hapur për çdo deputet

Insajderi
11 February 2026 - 18:35
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Haxhiu premton paanshmëri si kryeparlamentare: Dera ime do të jetë e hapur për çdo deputet
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryeparlamentarja e zgjedhur sot, Albulena Haxhiu, u zotua se detyrën e re do ta ushtrojë me “paanshmëri, integritet dhe përkushtim të plotë institucional”.

Ajo foli për “dallime reale” ndërmjet subjekteve politike, por kërkoi që debatet të zhvillohen me respekt dhe çdo veprim të bëhet në shërbim të shtetit dhe qytetarëve.

“Ju ftoj që debatet t’i zhvillojmë me argumente, kritikat t’i shoqërojmë me përgjegjësi, dhe dallimet t’i mbajmë brenda respektit të ndërsjellë. Nuk është e domosdoshme të mendojmë njësoj, por është domosdoshmëri të punojmë në të njëjtin drejtim: në shërbim të Republikës së Kosovës dhe në shërbim të qytetarëve të Republikës së Kosovës,” tha Haxhiu.

“Dera ime do të jetë e hapur për çdo deputet,” shtoi ajo ndër të tjera.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark