Haxhiu reagon ashpër për marrëveshjen në rastin “AlbKings” - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Haxhiu reagon ashpër për marrëveshjen në rastin “AlbKings”

    Insajderi
    19 September 2025 - 22:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar ashpër lidhur me marrëveshjen e arritur në rastin e grupit famëkeq “AlbKings”, duke e cilësuar atë si një akt që përforcon pandëshkueshmërinë për dhunuesit dhe poshtëron viktimat.

    “Nuk është hera e parë që drejtësia në Kosovë tregon fytyrën e saj patriarkale dhe të pandjeshme ndaj krimeve me bazë gjinore”, ka shkruar Haxhiu.

    Ajo ka kritikuar ashpër Prokurorinë për atë që e quan kompromis të papranueshëm me autorët e dhunës.

    Grupi famëkeq “AlbKings” ishte një mekanizëm i organizuar i dhunës digjitale dhe seksuale, i cili për vite me radhë ka shkatërruar jetën e shumë vajzave dhe grave në Kosovë.

    “Me qindra imazhe të publikuara pa pëlqim, me përndjekje, kërcënime dhe shantazhe të vazhdueshme, ky grup ka lënë pas vetes trauma të thella, pasoja psikologjike, sociale dhe personale për viktimat. I bashkohem thirrjes së organizatave të shoqërisë civile që kjo marrëveshje të refuzohet dhe të shqiptohen dënimet në përputhje me legjislacionin në fuqi”, tha ajo.

    60 organizata të shoqërisë civile dhe organizata përfaqësuese të mbi 150 mediave në Kosovë, kanë reaguar sot, pas njoftimeve se Prokuroria e Prishtinës ka kërkuar një dënim skajshmërisht të ulët për ngacmimet, të kryera nga publikues dhe ndjekës të grupit famëkeq “AlbKings”

    Gazeta Insajderi ishte mediumi i parë që pati hulumtuar për një grup kriminal në internet, që ishte organizuar në emrin “AlbKings”.

    Me dhjetëra gra ishin aty viktima të abuzimit në internet, ku publikoheshin të dhënat e tyre, kontaktet, e fotografi e video diskredituese.

    Hulumtimi, dhe raportimet e Insajderit, e patën shtyrë Prokurorinë që të hapte një hetim që coi një arrestime.

    Por, procesi tutje u mbajt gati krejt larg syve të publikut. E, rastin e mori hiç më pak se sa e dyta në hierarkinë e Prokurorisë në Prishtinë, Elza Bajrami Kastrati.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark