Arrestim, lirim, marrëveshje, dhe grupi "AlbKings" hapet përsëri - si dështoi shteti para abuzimit me gra në internet - Insajderi
×
  • Lajme
  • Hulumtime/Analiza
  • Hulumtime/Analiza

    Arrestim, lirim, marrëveshje, dhe grupi “AlbKings” hapet përsëri – si dështoi shteti para abuzimit me gra në internet

    Insajderi
    09 May 2025 - 14:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Raportimi Gazetës Insajderi e kishte shtyrë Prokurorinë që të lëvizte. Bëri hetime, arrestime, por në fund hyri në marrëveshje me anëtarë të caktuar të grupit “AlbKings” që abuzonte me gratë në internet. Të dyshuarit të parë për administrator, Edin Nevzadi i besoi, e la të lirë, dhe ai më nuk u paraqit në Gjyq. Në krejt këto zhvillime, i njëjti grup përsëri është shfaqur në platformën me pronësi ruse, Telegram, por jo vetëm aty. Tash edhe në Discort.

    Gazeta Insajderi

    Gazeta Insajderi ishte mediumi i parë që pati hulumtuar për një grup kriminal në internet, që ishte organizuar në emrin “AlbKings”.

    Me dhjetëra gra ishin aty viktima të abuzimit në internet, ku publikoheshin të dhënat e tyre, kontaktet, e fotografi e video diskredituese.

    Hulumtimi, dhe raportimet e Insajderit, e patën shtyrë Prokurorinë që të hapte një hetim që coi një arrestime.

    Por, procesi tutje u mbajt gati krejt larg syve të publikut. E, rastin e mori hiç më pak se sa e dyta në hierarkinë e Prokurorisë në Prishtinë, Elza Bajrami Kastrati.

    Disa marrëveshje për pranim fajësie ishin bërë. Një aktakuzë u ngrit. Nevzadit, një shtetas i Republikës së Serbisë, iu besua nga ana e Prokurores, kur ai tha se nuk do të ikë, por do të qëndroi te familja në Fushë Kosovë.

    Por, ai nuk u paraqit në seancën e fundit që është zhvilluar për këtë rast.

    Derisa ai dyshohet që e ka lëshuar Republikën e Kosovës, e me gjasë është në vendin ku ka nënshtetësi- Republikën e Serbisë, grupi famëkeq “AlbKings” tashmë është ri-hapur.

    Insajderi i ka pyetur tash e më shumë se një javë institucionet përgjegjëse për tu marr me këtë krim, por prej tyre deri tash nuk ka marrë as përgjigje, as koment, e as njoftim se i kanë pranuar pyetjet e Gazetës.

    Grupi i ri “AlbKings”, që tashmë është ri-hapur, ka arritur që të mbledh mbi 8 mijë anëtarë.

    Është funksional që nga 19 prilli i këtij viti.

    Deri tash, në të janë publikuar mbi 1300 video dhe afro 800 fotografi, kryesisht private të grave shqiptare, ku përfshihen prej fotografive diskredituese e deri tek te dhënat personale të tyre- përfshirë edhe kontaktet, jo rrallë herë edhe numrat privat të telefonit.

    Grupi tashmë ka avancuar, duke fshehur administratorët, dhe krejt çka anëtarët e tij shohin është një administrator i krijuar me inteligjencë artificiale (AI) që bën moderimin e përgjithshëm – në raste të veçanta kur dikush nga anëtarët bën ankesa.

    Ankesat e anëtarëve janë herë pas herë kundër llogarive që publikojnë përmbajte pornografike me të mitur- e që nuk janë raste të rralla në këtë grup.

    Grupi, pos këtij avancimi, ka bërë edhe një ndryshim tjetër duke u shpërndarë tutje. Ka hapur edhe jë llogari në platformën tjetër, jo rrallë herë e përdorur nga bota e krimit, me emrin “Discort”.

    Materialet diskredituese kundër grave shqiptare të publikuara në “AlbKings”, shpërndahen edhe në grupin e tyre në “Discort”, në rast që llogaria mund të mbyllet në platformën ruse Telegram.

    Po ashtu, grupi ka krijuar edhe një tjetër grup tjetër, si opsion zëvendësues, me emrin “Albanian Chat”, dhe materialet e njëjta shpërndahen nëpër këto tri grupe.

    Grupi tjetër po ashtu ka mbi 9 mijë anëtarë, dhe ekziston që nga 26 prilli i këtij viti.

    Raportimi i fundit i Gazetës Insajderi për këtë grup kriminal, ishte mbi faktin që i dyshuari i parë si administratori i “AlbKings”, Edin Nevzadi u la nga shteti i Kosovës i lirë, jashtë burgu, dhe se si shteti dështoi që ta mbante atë nën një masë që do të garantonte prezencën në seanca.

    Dhe se si pas ikjes së tij nga Kosova, u ri-hap një grup i ngjashëm.

    Dhe, pas krejt kësaj, në vend të ndonjë mase, Prokuroria kishte vendosur që të reagonte kundër raportimit të Insajderit, për çka Gazeta i ishte përgjigjur me një sqarim publik.

    Lexo raportimet e Insajderit për këtë temë:


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark