Insajderi
Lajme

Haxhiu reagon pas vrasjes në Gjilan

Insajderi
09 October 2026 - 19:20
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Haxhiu reagon pas vrasjes në Gjilan
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas ngjarjes tragjike në Livoç të Ulët të Gjilanit, ku mbetën të vrarë një grua dhe një burrë, ndërsa një person tjetër u plagos.

Haxhiu u ka shprehur ngushëllime familjeve të viktimave, ndërsa të plagosurit i ka uruar shërim të shpejtë.

Ajo ka kërkuar nga institucionet përgjegjëse që të zhvillojnë një hetim të plotë, të paanshëm dhe profesional për zbardhjen e rrethanave të rastit.

“Më tronditi lajmi për vrasjen e një gruaje dhe një burri në Livoç të Ulët të Gjilanit, si dhe plagosjen e një personi tjetër. Dy jetë të humbura dhunshëm dhe familje që sot po përballen me një dhimbje të madhe”, ka shkruar Haxhiu.

Ajo ka theksuar se pret që të gjitha rrethanat e këtij krimi të zbardhen dhe përgjegjësit të dalin para drejtësisë.

Në fund, Haxhiu ka bërë thirrje që familjeve të prekura t’u ofrohet mbështetja e nevojshme, duke respektuar privatësinë dhe dinjitetin e tyre.


OP-ED
Nga Rubrika
Lajme
28 November 2026
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark