Haxhiu: Skandal, me buxhet të Kosovës blihen papuqe prodhim i Serbisë në Spitalin e Mitrovicës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Haxhiu: Skandal, me buxhet të Kosovës blihen papuqe prodhim i Serbisë në Spitalin e Mitrovicës

    Insajderi
    30 December 2022 - 13:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Publikimi i lajmit se me buxhetin e Kosovës janë blerë papuqe prodhim nga Serbia për Spitalin e Përgjithshëm në Mitrovicë, ka nxitur reagime të shumta.

    Këtë gjë deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu e ka quajtur skandal.

    “Vazhdojnë skandalet e Qeverisë, konkretisht në shëndetësi. Me buxhet të Kosovës blihen papuçe të prodhuara në Serbi, për personelin shëndetësor në Spitalin e Mitrovicës, thua se nuk ka të tilla që prodhohen në Kosovë”.

    Sipas tij fushata për bojkotim të produkteve serbe nuk po respektohet nga qeveria e Kosovës derisa kjo e fundit kërkon nga qytetarët që ta respektojnë atë.

    “Fushata për bojkotim të prodhimeve serbe nuk po respektohet nga Qeveria e në anën tjetër i kërkojnë popullit ta respektojnë atë.”

    Postimi i plotë:

    Vazhdojnë skandalet e Qeverisë, konkretisht në shëndetësi.
    Me buxhet të Kosovës blihen papuçe të prodhuara në Serbi, për personelin shëndetësor në Spitalin e Mitrovicës, thua se nuk ka të tilla që prodhohen në Kosovë.
    Fushata për bojkotim të prodhimeve serbe nuk po respektohet nga Qeveria e në anën tjetër i kërkojnë popullit ta respektojnë atë.
    Domosdoshmërisht shtrohet pyetja përse këto paisje nuk janë blerë në Kosovë, konkretisht në “Solid” të Suharekës, por në Serbi?!
    Qeveritarët e sotëm sa ishin në opozitë i rrokullisnin kamionat me produkte serbe, ndërsa tani i blejnë ato nga buxheti i Kosovës.
    Çfarë hipokrizie!
    Mbi këtë kauzë fituan votë këta qeveritarë e që po del të ketë qenë farse dhe fallce, mashtrimi i radhës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark