Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, sot në seancën e jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovës, ka kërkuar ndërprerjen e menjëhershme të hetimeve për rastin e vdekjes së Astrit Deharit.
Ajo ka thënë se kjo kërkesë bëhet në emër të Familjes Dehari dhe në emër të Lëvizjes Vetëvendosje, pasi thotë se nuk u besojnë institucioneve kompetente të hetuesisë kosovare.
“Kërkoj, në emër të Familjes Dehari dhe në emër të Vetëvendosjes, që hetimet në Rastin Dehari të ndërpriten menjëherë”, ka thënë Haxhiu.