×
  • Lajme
  • Insajderi

    Haxhiu thotë se Kurti e ka pranuar Asociacionin: Problemin e ka si ta emërojë

    Insajderi
    23 January 2023 - 22:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Gazetari Baton Haxhiu, ka thënë në Pressing të T7 se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti “e ka pranuar Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe”.

    Por Haxhiu thotë se problemi i Kurtit është si do ta emërojë këtë Asociacion, meqë Kurti si opozitar e ka kundërshtuar ashpër atë.

    Haxhiu thotë se Kurti nuk do ta themelojë Asociacionin në janar, por po i kërkohet që të nis negociatat.

    “Çfarë e pret Albin Kurtin, Kurit nuk duhet të themelimin e Asociacionit në janar, por duhet të nis negociatat ose e hap çështjen e formimit të Asocicionit, si do të duket asociacioni ajo do të shihet rrugës”, ka thënë Haxhiu.

    Gazetari i ka përmendur edhe deklaratat e emisarit amerikan, Gabriel Escobar, që themelimit të Asociacionit i referohet te populli i Kosovës. Sipas Haxhiut kjo i konveno Kurtit, pasi ai dëshiron themelimin e asociacionit t’ia bartë pushteteve të kaluara, tash opozitës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark