×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Haxholli: Serbia bllokon qindra kosovarë, hakmarrje për anëtarësimin e Kosovës në KiE

    Insajderi
    17 April 2024 - 09:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Mbi 300 qytetarë të Kosovës janë bllokuar në Serbi, në pikëkalimin kufitar me Kroacinë. Këtë e ka bërë të ditur Zyra ndërlidhëse e Kosovës në Serbi.

    Fatmir Haxholli nga kjo zyrë ka deklaruar se kjo po ndodhë si shenjë hakmarrjeje e votimit të mbrëmshëm në Asamblenë Parlamentare, ku iu dha drita e gjelbër Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës, shkruan Gazeta Insajderi.

    “Në hakmarrje dhe nervozizëm absurd ndaj votimit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, për anëtarsimin e Republikës së Kosovës në këtë institucion ndërkombëtar, autoritetet kufitare të Serbisë, në pikëkalimin ‘Batrovci’, Serbi – Kroaci, nga mesnata po i mbajnë të bllokuar së paku katër autobus me targa dhe udhëtarë, qytetarë të Republikës së Kosovës”, thuhet në postimin e tij në ‘Facebook’.

    “Bllokimi i mbi rreth 300 qytetarëve, duke ua mbajtur pasaportat dhe dokumentacionet e udhëtimit, është shkelje flagrante jo vetëm e marrëveshjeve të Brukselit, por edhe e të drejtave universale të njeriut të garantuara me të gjitha konventat ndërkombëtare. Vetëm regjimet më autoritare i bllokojnë udhëtarët e një vendi tjetër, me shpjegimin ‘ky është një urdhër nga Beogradi”, vijon postimi i tij.

    “Duke qenë që Zyra Ndërlodhëse serbe nuk po komunikon me Zyrën tonë, siç ndodhi edhe këtë mëngjes, kam kërkuar dhe jam në pritje të përcjelljës së afërt, që të udhëtoj drejt pikëkalimit Batrovci, për t’ju gjetur pranë bashkëqytetarëve tanë dhe në shenjë proteste ndaj këtij zhvillimi”. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark