Haziri e quan Hysenin “zëvendës i Shpejtim Bulliqit” - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Haziri e quan Hysenin “zëvendës i Shpejtim Bulliqit”

    Insajderi
    05 September 2022 - 13:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri e ka qujatur kryetarin e Gjilanit, Alban Hyseni zëvendës të Shpejtim Bulliqit, shkruan Insajderi.

    Haziri duke i reaguar Jasharajt të SBASHK-ut për deklaratën që Gjilani është komunë e VV-së e ka thumbuar keq Alban Hysenin, duke thënë se Gjilani ka mbetur pa kryetar.

    Ai ka ironizuar duke shkruar “a e keni parë zëvendëskryeministrin Bislimi, vjen me zv/ministrin Hysen Durmishi te zëvendësi i Shejtim Bulliqit në Gjilan, për një autostradë të Gjlanit, që s’e kanë asnjë kontribut pos atij të ndaljes së punimeve”.

    Reagimi i plotë

    Një reagim ndaj Rrahman Jasharajt: Gjilani nuk është komunë e VV-së, mos na ndaj kështu, ju lutem se Gjilani ka mbetur pa kryetar. Herë ai shkon në Podujevë e Kamenicë e herë ata ia kthejnë vizitën përfaqësuesit të tyre të VV-së, por jo Gjilanit e Gjilanasve.

    A e keni parë zëvendëskryeministrin Bislimi, vjen me zv/ministrin Hysen Durmishi te zëvendësi i Shejtim Bulliqit në Gjilan, për një autostradë të Gjlanit, që s’e kanë asnjë kontribut pos atij të ndaljes së punimeve.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark