Kryetari i Gjilanit, njëherësh edhe nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka thënë se kryeministri Isa Mustafa i ka kërkuar atij që të kujdeset për Luginën e Preshevës. Kështu ka thënë ai teksa ka komentuar një takim të Mustafës me kryetarët e komunave të Preshevës, Bujanocit e Medvegjës.
“Kryeministri ka kërkuar edhe nga unë personalisht, që si kryetar i Komunës më të madhe në regjion, të kujdesem dhe angazhohem në kuadër të programit të bashkëpunimit ndërkufitar dhe ndërkomunal për Prshevën, Bujanocin dhe Medvegjën sepse është interes i përbashkët dhe jetik që qytetarët të jetojnë atje, e të mos lëvizin në drejtim të Kosovës. Të shkollohen, të kontribuojnë dhe të kthehen në vendin e tyre”, ka shkruar Haziri në llogarinë e tij në Facebook.
Të martën, Mustafa ka zhvilluar një drekë pune me përfaqësuesit e shqiptarëve të Luginës së Preshevës, përfshirë deputetin shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Fatmir Hasani dhe kryetarin e Bujanocit, Shaip Kamberi.
Gjatë takimit, ku ishte i pranishëm edhe zëvendëskryeministri Ramiz Kelmendi, ministri Haki Demolli bisedua gjerësisht për koordinimin, bashkëpunimin e gjithanshëm me liderët politikë, si dhe me përkrahjen e Republikës së Kosovës për qytetarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës./Insajderi.com